PDK-ja dorëzon sot kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin e zyrtarëve të MPJD-së

Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Musliu-Shoshi bëri të ditur se kërkesa për hetim do të dorëzohet në orën 11:00.

“Nesër, më 15 nëntor, në orën 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, shkroi deputetja e PDK-së.