Pilotët e FSK-së vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të Farkës
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar trajnimet në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri.
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturime stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”.
“Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve është prioritet.Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara”,thuhet tutje në postim.