Turqia dhe Katari nënshkruan një sërë marrëveshjesh tregtare dhe të mbrojtjes në Ankara
Turqia dhe Katari nënshkruan këtë të enjte në Ankara një sërë marrëveshjesh tregtare dhe të mbrojtjes, duke përfshirë lehtësimin e tregtisë dhe bashkëpunimin ushtarak dhe teknik.
Marrëveshjet u nënshkruan gjatë një vizite në Ankara nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Al Thani bashkëkryesuan takimin e Komitetit Strategjik Turko-Katar, shkruan Reuters. /abcnews