Theret me thikë 24-vjeçari në Gjilan, dërgohet në QKUK

Një i ri është therur me thikë sonte në Gjilan dhe i njëjti është dërguar fillimisht në qendrën emergjente të qytetit dhe më pas është dërguar në QKUK.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia, ku kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, prapa stacionit të autobusit të qytetit, transmeton Zeri.info.

“Sipas hetimeve të para mësohet se viktime është i moshës 24 vjeçare i cili me urgjencë është dërguar në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor”, ka konfirmuar, Ismet Hashani zëdhënës i Policisë në Gjilan.

Ai shtoi se Policia e Kosovës po punon intesivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. /Zëri