Vrasja e dyfishtë në Klinë, reagon kryetari Elezaj

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur sot Klinën, ku dy të rijnë kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili është prekur thellë dhe ka shprehur ngushëllime familjes së dy viktimave Rexhep dhe Albison Shilvova, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë:

Me dhimbje e pikëllim të madhe e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbeten të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.

Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve.

Në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!