Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e 25-vjeçarit nga Kamenica
Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar.
I shpalluri në kërkim është Bardhyl Prekorogja nga Komuna e Kamenicës dhe i njejti kërkohet për vrasje në tentativë, transmeton Zeri.info.
Policia ka lutur qytetarët që mund të kenë informacione për vendodhjen e tij që të kontaktojnë menjëherë policinë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Gjilanit, kërkon personin në kërkim, Bardhyl (Florim) Prekorogja
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për lokalizimin dhe arrestimin e personit në kërkim:
PËRSHKRIMI I TË DYSHUARIT:
Emri: Bardhyl (Florim) Prekorogja
Datëlindja: 27/05/1999
Adresa e banimit: Fshati Busavatë, Komuna e Kamenicës
KATEGORIA E VEPRAVE PENALE:
Vrasje në tentativë
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Policia e Kosovës ka ndërmarrë dhe vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Me këtë qëllim, kërkojmë nga të gjithë qytetarët dhe mediat që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës.
SI TË LAJMËRONI POLICINË:
Vizitoni stacionin më të afërt policor
Përdorni aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”
Dërgoni email në: info@kosovopolice.com
Telefononi në numrat kujdestarë: 192 ose 038 508 07001
Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës