Policia konfirmon një të vrarë dhe një të plagosur në Klinë

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në qendër të Klinës.

Policia ka konfirmuar se nga informatat e para, një person ka vdekur dhe një është plagosur, transmeton Zeri.info.

“Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi shtoi se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore, për të kryer hetime dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme./Zëri

18:05 - Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për dy të vrarë 

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë para pak minutash në Klinë, ka mësyar Zeri.info.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të Klinës, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dal edhe Policia.

“Zëri” do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje.