Tahiri viziton Thaçin: Me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës për Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar sot ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Në Facebook, Tahiri ka shkruar se si gjithmonë Thaçi me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën.

Shefi i deputetëve të PDK-së, tha se motivi që e mban Thaçin dhe të tjerët tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës.

Postimi i plotë i tij: