Varroset nëna e Bekë Berishës, Haradinaj: Një nënë patriotike e atdhetare, që tërë jetën u angazhua për liri
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e nënës së deputetit Bekë Berisha, Xhylie Berisha.
“E tërë familja Berisha ishte në ballë të luftës për liri. Shtëpia e familjes Berisha ishte çerdhe për shumë luftëtarë të UÇK-së. E ndjera ishte një grua e urtë, një nënë patriotike e atdhetare, e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës. Ngushëllime familjes atdhetare Berisha dhe miqve! U prehtë në paqe!”, shkroi Haradinaj.
Në varrim kanë marrë pjesë edhe deputetë të tjerë të AAK-së, si dhe një numër i madh i qytetarëve.