John Krasinski shpallet mashkulli më i pashëm në botë për vitin 2024 nga revista People

Revista People zgjodhi aktorin John Krasinski si ‘mashkullin më të pashëm’ në botë për vitin 2024.

Krasinski pozoi për kopertinën e revistës, ndërsa fansat e kujtojnë atë si Jim Harper nga seriali “The Office” dhe për rolet e tij në “A Quiet Place” – ai u prezantua në një dritë pak më ndryshe.

Aktori ka pranuar në intervistë se kur mësoi për herë të parë se kishte fituar titullin, i erdhi një “errësim momental me zero mendime”, vetëm se ndoshta dikush po bënte shaka me të.

“Nuk është sikur zgjohem dhe mendoj: “A është kjo dita kur do të emërohem si mashkulli më seksi?”, tha John për People.

Gruaja e Krasinskit, Emily Blunt, ishte “shumë e emocionuar” për titullin, madje më parë bëri shaka se do ta përdorte kopertinën si sfond të telefonit të saj nëse ai do të fitonte ndonjëherë titullin.

Lajmi se ai është ‘mashkulli më i pashëm’ në botë në vitin 2024 u njoftua në “The Late Show with Stephen Colbert”.

Kujtojmë që revista People e jep këtë titull që nga viti 1985, kur e fitoi Mel Gibson, gjersa vitin e kaluar titullin e fitoi aktori Patrick Dempsey.

Para tij, titullin e kanë fituar Chris Evans, Paul Rudd, Michael B. Jordan, Idris Elba e të tjerë.