Sulm fizik në MKRS, rasti është lajmëruar në Polici
Një incident është raportuar se ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Aty dyshohet se ka ndodhur se sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifi.
Ky i fundit për Klan Kosova e ka konfirmuar sulmin, derisa rastin e ka lajmëruar në Polici.
“Raportimi është i vërtetë, rastin e kam paraqitur në Polici dhe s’ka më shumë detaje nga unë meqenëse ky institucion po e heton tashmë rastin”, tha ai.
Lidhur me rastin ka folur edhe i pari i MKRS-së Hajrulla Çeku, gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë.