Vitia parasheh se strategjia sektoriale për shëndetësi do të ofrojë kushte më të mira mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasjeje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë.

 

“Sot mbajtëm mbledhjen e Qeverisë, ku një nga pikat ishte Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë. Miratimi i Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë. Ky sektor prek çdo ditë jetën e qytetarëve, është i domosdoshëm sepse na prek të gjithëve në arritjet tona për përmirësimin e strategjisë shëndetësore. Kjo Strategji është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë”, tha Vitia.

 

 

Vitia tha se kjo strategji ka dhe mbulueshmëri financiare.

 

 

“Pas miratimit të draftbuxhetit të ndarjeve buxhetore, kjo strategji ka edhe mbulueshmëri financiare. Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë ka synim përmirësimin e kushteve të qytetarëve”, tha Vitia.