Shtyhet ndeshja mes Trepçës dhe Caledonia Gladiators në FIBA Europe Cup
Është shtyrë ndeshja mes Trepçës dhe Caledonia Gladiators, në kuadër të FIBA Europe Cup.
Lajmi është konfirmuar nga vetë FIBA, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
Sfida ishte planifikuar të zhvillohej të mërkurën, më 13 nëntor, po tashmë është pezulluar zyrtarisht për një datë tjetër, për arsye logjistike.
“Ndeshja e stinorit të rregullt të FIBA Europe Cup në mes të Caledonia Gladiators dhe KB Trepça nuk do të zhvillohet në terminin e caktuar për arsye logjistike. Ndeshja e Grupit H ishte planifikuar të luhej të mërkurën, më 13 nëntor, por tashmë është pezulluar zyrtarisht. Çdo njoftim i mëtejmë në lidhje me ndeshjen do të komunikohet me kohë”, shkruan në njoftimin e FIBA-s. /Zëri