Miratohet kërkesa e Komunës së Shtimes për dhënie në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se në këto prona parashihet ndërtim i objektit të Komunës, QKMF-së e tregu i gjelbër.

“MAPL-ja konform mandatit të saj propozon kërkesën e parashtruar nga Komuna e Shtimes për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për pronat e Agjencisë Pyjor në realizimin e projekteve për ndërtimin e objektit të Komunës, të tregut të gjelbër dhe ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së. Pronat e kërkuara nga Komuna e Shtimes janë të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës”, u shpreh Krasniqi.