Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se dëmtuan varrezat
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të së martës kanë dëmtuar varrezat në Prizren, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për veprën “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Dëmtim i varrezave ose kufomave
Prizren, 12.11.2024 - 03:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur te disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri