Zhduket një femër në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është raportuar e zhdukur.
Sipas raportit ditor, vajza mesditën e së hënës është larguar nga shtëpia dhe më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan Zeri.info.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Podujevë, 09.11.2024 - 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime. /Zëri