Rodri flet për të ardhmen e tij te Man City
Mesfushori i Man Cityt, Rodri, ka folur për të ardhmen e tij te klubi anglez.
Fituesi i “Topit të Artë” të këtij viti është shprehur se rinovimi i kontratës me klubin nuk është prioriteti i tij tani.
“Ne as që filluam të flasim për marrëveshje të re. Jam i lënduar... vazhdimi i kontratës me Man Cityn nuk është prioriteti im tani”, është shprehur Rodri për “Cope”, transmeton “Zëri”.
“Dua të rikuperohem në mënyrën më të mirë të mundshme, ky është fokusi im... dhe pastaj do të shohim”, vazhdoi ai.
Rodri aktualisht ka kontratë të vlefshme me “Citizens” deri më 30 qershor të vitit 2027. /Zëri