Myrto Uzuni baba për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës në “Air Albania”
Futbollisti i njohur shqiptar, Myrto Uzuni, do të bëhet baba për herë të parë.
Sulmuesi i Kombëtares dhe Granadas ka zbuluar gjininë e foshnjës bashkë me partneren e tij Uarda Hyseni, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ata kanë mësuar se do të bëhen prindër të një djali, gjersa ka qenë një moment tejet emocionues për të dy.
Uzuni i ka kushtuar një festë speciale këtij momenti, ku kanë përgatitur çdo detaj që të duket në mënyrë perfekte.
Nga 11 metra, ylli i futbollit ka shënuar dhe ka zbuluar se do bëhet baba i një djali.
Videoja u bë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjetet sociale.
Dyshja morën urime të shumta nga miqtë e ndjekësit për këtë moment të bukur.