Bajrami: Gërvalla dje e tha një të pavërtetë, nuk m’u përgjigj në asnjë pyetje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e ministres së Jashtme Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i tha se do të shihen në muajin shkurt, kur mbahen zgjedhjet.

Bajrami tha se Gërvalla “dje e ka thënë një të pavërtetë, në asnjë prej pyetjeve të mia nuk u përgjigj.

“Një ministre, e cila nuk m’u përgjigj në asnjë pyetjen se sa njohje ia ka sjellë Kosovës, sa anëtarësime, më tregojke mu se qysh ajo bashkë me Kryeministrin e ka guximin me shku në Norvegji e me u përballë me kritikat e tyre”, tha Bajrami në Rtv21.