Xuxi i bie pishman dhe dëshiron të largohet nga shtëpia, pas situatës me Xhenetën

Xuxi i ka rënë pishman për deklarimet e bëra gjatë ditës për nënën e Xhenetës dhe familjen e saj.

Ai është endur i mërzitur në oborr teksa në një diskutim me Vullnetin dhe Burimi u shpreh se është shumë i mërzitur për ato që ka thënë.

Tutje, Xuxi u shpreh se të gjitha deklarimet ishin në afekt nga një situatë tjetër teksa paralajmëroi edhe largimin nga shtëpia.

“Në afekt e kam thënë atë, nuk e kam menduar. Më vjen shumë keq dhe jam shumë, shumë i prekur edhe ashtu isha vetë i mërzitur. Tash krejt çka po më shkon në mendje është t’i bëjë teshat gati dhe të shkojë në shtëpi”, u shpreh Xuxi.

Por Vullneti i kërkoi të mos e mendojë largimin, pasi ende ka mundësi të sqarohet me Xhenetën.