Buxheti i vitit 2025, sot në dy komisione parlamentare
Buxheti i Kosovës për vitin 2025 do të shqyrtohet sot në Komisionin për Komunitete dhe Kthim dhe Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ndryshe, Kuvendi Kosovës të hënën ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa dy deputetë abstenuan. Projektbuxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.
Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare.