Osmani: Stërvitja “Ujku i Çeliktë”, demonstrim i qëndrueshmërisë dhe shpirtit të ushtrisë sonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë stërvitjes “Ujku i Çeliktë”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi se kjo stërvitje është një demonstrim i qëndrueshmërisë, guximit dhe shpirtit të pazëvendësueshëm të Ushtrisë sonë, që ka një angazhim të palëkundur për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
“Krenarë me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë, të cilët Kosovën e kanë mbi të gjitha!” shkruan Osmani.