Rodri më në fund shpjegon se përse thumboi Viniciusin menjëherë pasi fitoi Topin e Artë

Dhënia e Topit të Artë yllit të Manchester Cityt, Rodri Hernandez shkaktoi shumë polemika në Spanjë, nxitur nga vendimi i Real Madridit për të mos marrë pjesë në ceremoni, dhe një sërë teorish konspirative se pse nuk ishte Vinicius Junior.

Kjo gjë u mor me shije të keqe nga shumica e audiencës ndërkombëtare, por Rodri nuk i ndihmoi gjërat me festimet e tij.

Ylli spanjoll ka deklaruar se nuk është zhgënjyer me reagimin në vendlindjen e tij, por është pyetur edhe për imazhet që dolën nga më vonë atë natë.

Rodri dhe ata që festonin me të u panë duke kënduar ‘Ciao, Vinicius’ nën melodinë e Bella Ciaos, por ai nuk pranoi t’i jepte shumë rëndësi.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se është rivalitet i shëndoshë, është një festë private. Nëse vendosim një aparat fotografik në secilën prej shtëpive tona… nuk kam respektuar askënd, është thjesht një rivalitet tjetër. Unë kam respekt për Vinicius”, deklaroi ai për Cadena Cope.

Ai vazhdon duke thënë se do të kishte votuar për shokun e skuadrës së Spanjë,s Dani Carvajal si i dyti dhe më pas Vinicius i treti.

Herën tjetër që dyshja do të përballet kokë më kokë, do të bëhet e qartë nëse Vinicius i jep ndonjë rëndësi nga ana e tij. Braziliani u tha se u fundos duke humbur çmimin. /telegrafi