Armend Dallku dhe FC Ferizaj dërgohen në Disiplinor

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Vushtrrisë, Armend Dallkut.

Kjo pasi që si u tha në raport, Dallku ka fyer, e ka sharë dhe e ka kapur për fyti asistentin e parë të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re.

Madje, sipas raportit ai i është vërsulur edhe gjyqtarit kryesor, teksa është përjashtuar nga loja.

“Ndaj: Kryetrajnerit të KF “ Vushtrria “ , Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re , në korridor kryetrajneri i skuadres vendase Armend Dallaku ka fyer ka sharë dhe e ka kap për fyti asistentin e parë si dhe është vërsulur në drejtim të gjyqtarit kryesor për çka përjashtohet nga loja. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re”, thuhet në raportin e Komisionit të Garave.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore po ashtu edhe ndaj klubit të Ferizajt.

Shkak për këtë është bërë publiku vendas.

Sipas raportit, tifozët e Ferizaujt e kanë gjuajtur me gurë asistentin e dytë, me c’rast është ndërprerë ndeshja për disa minuta.

“Ndaj: KF “Ferizaj”. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min 54 dhe 73 nga publiku vendas gjuhet me gurë asistenti i dytë për çka ndërprehet ndeshja për disa minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Drita”, thuhet në raport.