Finalja e Kupës Interkontinentale luhet në stadiumin ku fitoi Messi Botërorin

"Lusail Stadium” në Katar do të jetë stadiumi ku do të luhet Finalja e Kupës Ndërkontinentale, njofton Goal.

Me këtë do të shënohet edhe dyvjetori i finales së Kupës së Botës për kombëtare, ku me në krye Lionel Messin, Argjentina kishte triumfuar kundër Francës.

Turneu do të zhvillohet nga 11 deri më 18 dhjetor dhe do të përfshijë klubet fituese nga kontinente të ndryshme, si Real Madridin, Al Ahlyn, dhe C.F Pachucan.