Rodri nuk i ndalë goditjet ndaj Viniciusit dhe Real Madridit
Rodri u bë mesfushori i parë pas Luka Modricit që fiton Topin e Artë.
Ylli i Manchester Cityt fitoi titullin e tij të katërt radhazi në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe ishte një lojtar kyç për kombëtaren spanjolle në rrugën e tyre drejt titullit të Kampionatit Evropian në Gjermani.
Fitorja e tij mbeti në hijen e polemikave pasi në mbështetje të finalistit të mundur në përzgjedhje, Vinicius Junior, i gjithë delegacioni i Real Madridit bojkotoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve në minutën e fundit, pasi mësoi se lojtari i tyre nuk do ta merrte çmimin.
Në një intervistë për COPE, Rodri zbuloi se Vinicius nuk e uroi atë, ndërsa nuk i pëlqeu as sjellja e Los Blancos.
“Vinicius nuk ka kontaktuar me mua, por nuk mund të them se më vjen keq”, ka deklaruar fillimisht ylli i Citizens dhe Spanjës.
“Më intereson njerëzit e mi, familja ime dhe klubi. Nuk do të bëja kurrë atë që bëri Reali duke u larguar fshehurazi nga darka gala, nuk ka kuptim”.
“Duke folur për këtë, nuk jam lënduar që Reali nuk mori pjesë, unë e respektoj vendimin e të gjithëve, por them se do ta kisha bërë ndryshe”, shtoi më tej Rodri. /telegrafi