Tetë lojtarë të Anglisë refuzojnë tubimin me kombëtaren, arsyetohen se janë të lënduar
Tetë futbollistë anuluan në minutën e fundit ardhjen e tyre në grumbullimin e Kombëtares së Anglisë para sfidave në Ligën e Kombeve.
Si shkak i këtij vendimi të tetë lojtarëve përmenden dëmtimet dhe me të drejtë publiku në Angli pyet nëse janë vërtet të lënduar apo nuk kanë motiv për të luajtur në Ligën e Kombeve, në ndeshjet e fundit nën drejtimin e Lee Carsley.
Nga 1 janari Carsley do të pasohet nga Thomas Tuchel në bankinën e “Tre Luanëve” dhe mediat në Angli shkruajnë se pikërisht kjo e ka bërë më të lehtë për lojtarët anulimin e ardhjes së tyre në grumbullim.
Declan Rice, Bukayo Saka, Phil Foden, Jack Grealish, Cole Palmer, Levi Colwill, Trent Alexander-Arnold dhe portieri rezervë Aaron Ramsdale janë ata që kanë anuluar ftesat.
Për shkak të largimeve të lartpërmendura, Carsley vendosi të bëjë thirrje të mëvonshme për Morgan Rogers, Jarrad Branthëaite, Tino Livrament dhe James Trafford.
Anglezët vizitojë Greqinë të enjten, ndërsa pastaj vjen një ndeshje në shtëpi kundër Republikës së Irlandës të dielën, duke i dhënë fund garës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/