Remzi Ejupi tregon si e kishte zbuluar talentin e Edon Zhegrovës kur ishte vetëm 13-vjeçar

Edon Zhegrova sot është një nga lojtarët më të ndjekur në botë.

Po qysh në fëmijëri talenti i tij i kishte rënë në sy, afaristit të njohur Remzi Ejupi, i cili ishte i pari i cili e kishte ndihmuar të shkonte në Belgjikë, ku më pas karriera e tij mori hapat e parë.

Ejupi ka thënë se suksesi i Zhegrovës nuk është fare rastësi, pasi ai ishte edukuar nga një familje e mrekullueshme, ndërsa falë saj ai sot është një nga lojtarët më të suksesshëm në botë, por që nderon edhe Kosovën.

“Rasti i suksesit të Edon Zhegrovës, nuk është aspak rastësi, ai fillinisht vjen nga një familje e mrekullueshme, ku ka marrë edukatën dhe disiplinën”, thotë Ejupi.

Ai ka treguar se qysh kur Edon Zhegrova ishte 13-vjeçar i kishte rënë në sy talenti i tij, duke e cilësuar sot si “pasuri kombëtare”.

“Jam krenarë me të sepse ndoshta kam qenë i pari që i kam hap rrugën që të del në Belgjikë, ku më pas legjenda e futbollit italian Franco Baresi e vërejti talentin e Zhegrovës qysh në moshën 13-vjeçare duke thënë se “është pasuri kombëtare që duhet ta ruani” dhe sot ne shohim që ai kishte të drejt, sepse Edon Zhegrova vërtet është pasuri kombëtare”, tha Ejupi. /Zëri