Danezi Morten Krogh do ta drejtojë ndeshjen Rumani – Kosovë

Është zyrtarizuar danezi Morten Krogh dhe ai do ta drejtojë ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, që zhvillohet të premten nga ora 20:45 në Bukuresht.

Ndeshja është vendimtare për vendin e parë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Gjyqtari Krogh do të asistohet nga Victor Skytte e Steffen Bramsen, që po ashtu janë nga Danimarka.

Në shtator Krogh drejtoi ndeshjen mes Anglisë dhe Finlandës.

Ai ka drejtuar disa ndeshje në Ligën e Evropës e po ashtu në Ligën e Kampionëve.