Shtyhet gjykimi ndaj Haxhi Shalës e të tjerëve, Specialja nuk jep detaje
Pas kërkesës së palëve, seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen.
Dhomat e Specializuara nuk kanë dhe më shumë informacion mbi situatën.
Të tre akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale.
Në aktakuzë pretendohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, të udhëzuar nga Shala, Januzi dhe Bahtijari u takuan secili me vete me një dëshmitar në dy raste.
Kjo për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së, duke përfshirë përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, ose për ndonjë formë tjetër përfitimi.