Deliu-Kodra: Nagavci dhe Rizvanolli në fokusin e hetimeve
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar zhvillimet e sotme politike.
Deliu në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është ngritur kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.
“Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj ministres Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale. Ndërkohë, dje ministri Hekuran Murati tha se qe 20 vjet është shkatërruar gjithçka. Sikur Serbia e ka ndreq Kosovën, na e kemi prishë, ndërsa Vetëvendosja po e ndërton përsëri. Okay, ka logjikë”, shkroi Deliu.