Haxhiu kërkon që dokumentet kundër dhunës ndaj grave të zbatohen në praktikë
Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm – Kuvendi i Kosovës, mbështetur nga UN Women në Kosovë, ka organizuar konferencën “Vetëm Po, nënkupton Po”, në përgjigje të SDG 5.
Qëllim i kësaj konference është trajtimi i harmonizimit të legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit në raport me dhunën seksuale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në gatishmëri për të luftuar kundër dhunës në familje, si dhe dhunës seksuale të grave e vajzave.
“Është e rëndësishme që organizimi i tillë mbahet kundër dhunës në familje. Të gjithë pajtohemi që jo vetëm në 16 ditë, por çdo ditë duhet ta luftojmë në shoqërinë tonë. Duke qenë të shqetësuar me gjendjen në terren kemi vlerësuar që është e jashtëzakonshme që të fuqizohen mekanizmat e luftimit të dhunës. Republika e Kosovës ka nënshkruar dokumentin e Konventës së Stambollit. Të gjithë legjislacionin tonë ta përshtatim me Konventën e Stambollit. Është e rëndësishme që dokumentet që nxjerrim të zbarohen në praktikë. Kemi adresuar protokollin e dhunimeve seksuale. E kemi ndaluar që personat që kanë dhunuar, dënohen, t’u ndalohet punësimi në institucione”, ka thënë Haxhiu.
Mija Jovornik, nga Akademia për Zhvillim Demokratik, ka deklaruar se programi është fokusuar në trajtimet e rasteve të dhunës seksuale ndaj grave, në mënyrë që të fuqizohen dhe të luftohen dallime dhe diskriminimet.
“Është fatkeqësi që gratë në rajon përdhunohen, ngacmohen, që jo nuk tingëllon si jo. Programi fokusohet në atë që dërgon në parandalim dhe ndërtimin e kolizioneve ndërmjet palëve të ndryshme. Nëse dëshiron të krijosh sukses duhet të gjitha palët e interesuar që të kemi motivim dhe kohë. Kemi filluar në vitin 2022 ku kemi bërë hulumtim gjithëpërfshirës si shembull për praktikë të mirë në atë kohe nuk e kemi ditë që Kosova është një shembull i mirë. Në fazën e parë kemi udhëhequr me shumë se 120 intervista në fazën e dytë kemi filluar me partitë politike dhe OJQ. Çdo iniciativë suksesi sa jemi të lidhura rajonalisht dhe sa jemi mirënjohëse që Kosova është me ne bashkë. Kur vjen për të drejtat fundamentale është një qëllim për të luftuar dallimet. Kemi filluar me partitë politike për të parë se çka kanë për barazitë gjinore në programet e tyre. Kosova mund të jetë shembull udhëheqës, qëllimi ishte të vija me një dokument për propozim-ndryshimin,por e vërteta është që ju na keni kaluar neve”, ka thënë ajo.
Sonja Lokar, eksperte për Çështjet Gjinore, ka potencuar se duhet të ketë përkrahje dhe bashkëpunim në hapat të suksesit të grave në botë.
“Më kujtohen situata nga kohët kur kemi qenë në vendin e njëjtë dhe kujtoj që në atë kohë para viteve ’90 gratë në Jugosllavi kanë qenë në maje të botës. Vetëm në fushat ku jemi bashkuar për kundër ndasive, nëse nuk bashkohemi përgjatë partive shoqërisë civile me mbështetje ndërkombëtare nuk mund të ecim përpara. Jemi në Parlamentin tonë, kemi përfaqësim politik të mirë. Është hera e dytë që kemi bërë shumë hapa përpara, besoj që gratë janë mjaft të mençura të ecin hapave të udhëheqin botën”, shtoi ajo. /Ekonomia Online