Kallëzim penal kundër Nagavcit në Speciale, shkak subvencionimi i teksteve shkollore

Sot do të dorëzohet një kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.

Anëtarët, njëherësh deputetët e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore, do të dorëzojnë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale nga ora 11:30.

“Të nderuar, sot në orën 11:30 Komisioni Hetimor në përbërje Shemsedin Dreshaj – kryetar, Ardian Kastrati, nënkryetar dhe anëtarët, Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu, dorëzojnë lëndën për Nagavcin në Prokurorinë Speciale. Ftoheni të dërgoni një ekip. Vendtakimi: Para hyrjes së Prokurorisë Speciale, ora 11:30”, kanë bërë të ditur për Periskopin.