Filloi punimet Sesioni i Asamblesë Rajonale të Evropës
Ka filluar punimet Sesioni i 36-të i Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.
Ndërkohë në hapje solemne të këtij sesion fjalime mirëseardhjeje do të mbajnë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit dhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Prezantimin e raportit të veprimtarisë së sektorit kosovar do ta mbajë Dimal Basha, si kryesues i delegacionit të përhershëm të Republikës së Kosovës në APF, derisa fjalimi hapës do të bëhet nga Anne Lambelin, delegate rajonale e APF-së për Evropën.