Greqia goditet nga një tërmet

Greqia është dridhur nga një tërmet në orët e vona të së hënës.

Raportohet se fuqia e këtij tërmetit ishte 4.2 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e lëkundjes llogaritet të ketë 16 kilometra nga Nea Propondia, afër Selanikut.

Sipas Qendrës Gjeologjike të SHBA-së, tërmeti është ndjerë edhe në Bullgari, Turqi dhe Maqedoni të Veriut.

Ende nuk dihet nëse nga ky tërmet ka të lënduar ose edhe dëme materiale.