Therja me thikë e katër personave në Ferizaj, pamje në vendin e krimit
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj.
Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.
Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40, në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.
Tre prej të plagosurve, pasi janë trajtuar fillimisht në Emergjencë në Ferizaj, janë sjellë në QKUK.
Në pamjet e siguruara nga Top-Channel shihet i dyshuari në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, aty ku kreu një pjesë të krimit.