Trendafilova sot tregon zhvillimet e fundit publike të procedurave

Kryetarja e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, sot informon mediat mbi zhvillimet e fundit publike të procedurave.

Ajo këtë pritet ta bëjë përmes platformës Zoom, nga ora 15:00.

Trendafilova ishte për vizitë në Kosovë muajin e kaluar.

Ajo u takua me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun dhe me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për t’u dhënë informata në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.