Sot fillon punimet Sesioni i 36-të i ARE-së, pjesëmarrës Kurti e Konjufca

Sot fillon punimet Sesioni i 36-të i Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, duke nisur nga ora 09:00.

Ngjarja do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, ku aty Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, i mbështetur nga UN Women, organizojnë Konferencën “Vetëm Po, nënkupton Po”, që trajton harmonizimin e legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit në raport me dhunën seksuale.

E nga ora 10:00 fjalime mirëseardhjeje aty pritet të mbajnë kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.