Hoxha takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për ruajtjen e stabilitetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në një takim Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se të dy udhëheqësit diskutuan për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha theksoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për të punuar ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë dhe përmendi rëndësinë e një bashkëpunimi të fortë në arritjen e objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Takimi u përmbyll me konfirmimin e të dy palëve për të thelluar edhe më tej partneritetin në fushën e sigurisë.