Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Besfort Daka ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ai u përjashtua të premten së bashku me aktorin Rezart Veleshnja për shkak të thyerjes së rregullave në shtëpi.
I ftuar në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ai thotë se vendimi ka qenë i padrejtë pasi nuk e ka kërcënuar Rezin.
“E respektoj vendimin e Vëllait të Madh, edhe pse mendja më ka shkuar me u koçit mirë kësaj pune me desht edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh pse më kanë qit, mendoj se vendimi është i padrejtë se nuk e kam kërcënuar Rezin”, u shpreh ai.
Tutje, aktori i njohur shton: “Unë mendoj që nuk ka qenë kërcënim, por mbase Vëllai Madh ka vendosur që është kërcënim e pranoj, faleminderit shumë”.
Besi nga ana tjetër iu uroi suksese të gjithë konkurrentëve të tjerë, teksa theksoi se ka kaluar një kohë të mirë.
Ai tani do të merret me angazhimet e tij në profesionin që ka, aktrimin. /Telegrafi