Mikela Pupa ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 bëhet nënë për herë të parë
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka mirëpritur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me një emër të veçantë – Aura.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale, duke ndarë dhe një fotografi të përbashkët në Instagram.
“Zot faleminderit që i dhe kuptim jetës time. Një krijesë kaq e vogël që ta ngre shpirtin peshë, të dua e vogla ime Aura 11/11/24”, kanë qenë fjalët e ish-konkurrentes së “Përputhen”.
E njëjta mori urime të shumta në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Mikela për publikun u bë më e njohur për pjesëmarrjen nëpër programe të ndryshme në Shqipëri.
Tashmë është shndërruar në një personazh shumë të dashur për publikun. /telegrafi