Dita e Veteranit, Haradinaj: Nderojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së SHBA-ve
Sot shënohet Dita e Veteranit, e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tutje shton se populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për shërbimin e tyre, një shërbim që kontribuoi për lirinë dhe paqen në botë, dhe që ndihmoi në realizimin e ëndrrës shekullore të Kosovës për liri.
“Si popull që aspiron lirinë, Kosova, e ndërtuar mbi sakrificën dhe flijimin, qëndron përkrah aleatit të përjetshëm, Amerikës. Në këtë rrugëtim të përbashkët, synojmë të anëtarësohemi direkt në NATO përmes Planit Aksional, për t’u shndërruar në garantues të paqes e sigurisë”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.