Dogana parandalohen dy raste të kontrabandës, sekuestrohen mallra me vlerë 20 mijë euro

Dogana e Kosovës përmes njoftimit ka bërë ka parandaluar dy tentime të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara.

Sipas njoftimit të Doganës thuhet se, vlera e mallrave të kapura është 20 mijë euro, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Rasti 1: Mbrëmë më ora 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare. Derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj “Jo”. Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura, me një vlerë totale prej 13,699.70 euro. Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.

Rasti 2: Mbrëmë në orën 22:45, një automjet targa të Maqedonisë së Veriut u ndalua për kontroll. Pas deklarimit të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficerët kryen një kontroll të dytë dhe zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 euro, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.

“Të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës. Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri