Kica-Xhelili publikon mesazhin e qytetarit në Kuvend: Pyete kryeministrin ku është ky vend

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili ka publikuar një mesazh që e ka marrë nga një qytetar.

Qytetari i kishte shkruar Kica-Xhelilit ta pyesë kryeministrin se ku është ky vend për të cilin fliste kryeministri, pasi është e pamundur të jetë Kosova.

“Mesazhi që e kam pranuar: në fjalimin tënd pyete ministrin tënd e kryeministrin se ku është ky vendi se qenka i zhvilluar, për Kosovë nuk janë tu folë”, tha Kica-Xhelili.

“Nuk është temë që kryeministri ndjehet krenar me atë ushtarin që duhet me i bo dy puna me mujt me mbijetu, e duke tentu me mbijetu vdes në vend të punës. Për çka po lavdëroheni, për çfarë ndryshimi? Qeveria që pretendonte të udhëheqtë me duar të pastra, ka avulluar miliona euro të ambaluzheseve të ujit, dhe askush nuk di ku kanë shkuar ato pare. E sot nuk keni ujë të pijshëm fare, e duhet me shku te ato kompani me ble ujë. Zyrtarët e pushtetit i kanë bërë kah 4 banesa. Me që e vërteta e juaj qenka e fuqishme, pse Rozeta Hajdari u mbrojt në heshtje?”, tha ajo më tutje.