Osmani takohet me rektorin e ri të UP-së, e uron për pozitën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit, presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

“Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.