Peci thotë se sivjet Kosova importoi 8.1 milionë euro më pak

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, u është përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës, e cila e ka akuzuar ministrin se për këtë mandat nuk ka pasur përkrahje në sektorin e bujqësisë.

Ai ka thënë se në periudhën kohore janar-tetor 2023, në përudhën janar-tetor 2024, Kosova ka importuar 28 milionë kilogramë më pak, ose në vlerë monetare 8.1 milionë euro.

“Në periudhën kohore janar-tetor 2023, në periudhën janar-tetor 2024, Kosova ka importuar 28 milionë kilogramë më pak, ose në vlerë monetare 8.1 milionë euro. Kush janë ata që deklarojnë që efekti i përkrahjes në bujqësi është zero, ku vetëm për një produkt rënia e sasisë së importit në vlerë monetare i është kthyer Kosovës në 8.1 milionë euro. Mes të tjerash, deklaroi Hoti se zero është investimi në hektarë të ujitjes, unë po i përmendi komunat në të cilat ka investuar Ministria e Bujqësisë. Në komunën e Deçanit në Isniq, vlera e investimit ose hektar e përfshirë tokë bujqësore janë 1 mijë hektarë me tokë, në Klinë 100 hektarë, në Pejë 200 hektarë, Gjakovë 200 hektarë, në Vushtrri 150 hektarë, Mitrovicë 200 hektarë, Junik 200 hektarë, në Shtime 200 hektarë”, tha ministri.