Kurti lëshon sallën e Kuvendit
Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Mes debateve të ashpra të opozitës me pushtetin rreth ndarjeve buxhetore, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar sallën e Kuvendit, raporton Zeri.info.
Përveç Kurtit, edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është larguar nga salla e Kuvendit.