Bajrami e ashpër me Muratin: Qëndroj 24 orë në foltore e të demantoj me referenca e dokumente tua, mjaft me propagandë!

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave Hekuran Murati, duke i thënë që autostradën nuk e ka marrë Qeveria me vete në shtëpi.

“Qysh bre ministër mundesh me thënë përjashtone autostradën, pse a e ka marrë Qeveria me veti në shpi autostradën a, qysh me përjashtu autostradën, a nuk i bjen ti në autostradë për Shkup kur të shkojsh, për Shqipëri a nuk i bjen nëpër autostradë?”, tha Bajrami.

“A e din ku ke ngel, te ura e Badocit 34 metra, kush është tu t’pengu, cila Gjykatë Kushtetuese?”, vazhdoi ajo.

“Inflacionin e kësaj qeverie po e shet si luftë kundër kontrabandës? A e dini që asnjëherë as ti as kryeministri nuk e përmendët ngritjen e çmimeve, 22 për qind ju kanë rrit çmimet qytetarëve në mesatare, po çmimi i bukës është rritë 50 për qind. A e din që ke ardhë në pushtet tu prmetu që ke me i liru fgaturat e enerjgisë elektrike”, tha tutje Bajrami.

“Keni dështu, nuk mundesh sot me shit propagandë”, tha ajo.

“Për secilin argument që e thu, qëndroj 24 orë në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj, por mjaft propagandë”, tha në fund.