Hibrid.info publikon raportin rreth narrativave dezinformuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Platforma Hibrid.info publikon raportin “Krahasimi Ukrainë – Kosovë në narrativat dezinformuese të Rusisë”.

Hulumtuesi në Hibrid.info, Festim Rizanaj, ka njoftuar se qëllimi i këtij raporti është t’i identifikojë narrativat kryesorë të dezinformimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Rizanaj ka shtuar se shtyllat kryesore të ndikimit rus në rajon janë Serbia, Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mali i Zi.

“Qëllimi i këtij raporti është një identifikojë dhe t’i analizojë narrativat kryesore dezinformuese të Rusisë, si dhe akterët dhe qëllimet që promovon këto aspekte të çrregullimit informaiv. Në raport analizohet ndikimi i narrativave ruse në Ballkanin Perëndimor. Zbërthimin/analizën e narrativave dezinformuese ruse me theks të veçantë për Kosovën. Raporti analizon në detaje qëllimet, akterët dhe (pa)qëndrueshmërinë e fakteve të narrativave dezinformuese ruse për Kosovën. Për të forcuar ndjenjat pro-ruse dhe për të denoncuar rrejshëm Perëndimin. E sheh këtë si një mundësi për të përdorur rajonin në pozicione e veta gjeopolitike, duke e konsideruar ndërhyrjen në Ballkan si një kundërpeshë ndaj veprimeve perëndimore në sferën e saj të ndikimit, si në Ukrainë, Georgji apo Moldavi. Shtyllat kryesore të ndikimit rus në rajon jane Serbia, Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal i Zi”, tha ai.

Rizanaj tha se interesi i Serbisë në Ballkanin Perëndimor është të mbajë rajonin të tensionuar, duke penguar stabilizimin dhe konsolidimin e Perëndimit në këtë zonë, veçanërisht për të kufizuar ndikimin e SHBA-së dhe vendeve perëndimore. Sipas tij, qasja e tyre përfshin shpifjen ndaj kritikeve, shtrembërimin e narrativave të padëshiruara, ridrejtimin e akuzave ndaj të tjerëve dhe frikësimin e kundërshtarëve të saj.

“Edhe pse Kosova dhe Rusia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, Kremlini ka përdorur çështjen e Kosovës për të përforcuar retoriken e saj kundër Perëndimit dhe për të ndikuar në politikën e rajonit. Përmes vetos në OKB, refuzimit për të njohur Kosovë si shtet i pavarur dhe mbështetjes së Serbisë në forume ndërkombëtare, Rusia përpiqet të pengojë integrimin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Putini, gjithashtu, shfrytëzon nacionalizmin serb për të mbajtur ndikimin e tij në rajon dhe për të krijuar sfida për NATO-n”, shtoi Rizanaj.

Profesori Alban Zeneli ka potencuar se ky është raporti i parë i cili trajton narrativat e Serbisë ndaj Kosovës. Po ashtu, ai njoftoi të gjitha narrativat e gjetura janë denoncuar nga Hibrid.info.

“Ky është raporti i parë që trajton narrativat e Serbisë ndaj Kosovës. Dhe ka një rëndësi shumë të veçante, kemi bërë tri ndarje kemi mbërri t’i përballojmë me fakte. Qëllimet kryesore i kemi kategorizuar, kemi gjetur dezinformim të cilat i kemi denoncuar. Nëse i shohim të gjitha këto narrativa kanë mbërri të denoncohen për të vazhduar tutje. Një pjesë e këtyre narrativave ka arritur që të shtrij në rastin e Kosovës në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë mund të gjejmë që target audienca e këtyre lajmeve janë komuniteti serb, në këtë raport theksohet që gjysmë të vërteta janë teknikat kryesore që synohet dezinformimi. Mund të gjejmë narrativa që shpërndahen përmes dy kanaleve mediatike, në këtë raport që po e prezantojmë ideja e narrativave është shtrembërimi i fakteve. Raporti përmban numër të madh të referencave që fillojnë nga pikëpamja teorike deri tek denoncimet e dezinformatave”, tha ai.

Hulumtuesi dhe analisti politik, Agon Maliqi ka theksuar se dezinformatat e Rusisë kanë për qëllim të ketë pushtet të gjithanshëm.

Sipas tij, kjo ndikon edhe në vonimin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me Serbinë drejt stabilizimit.

“Rusia mundohet me luaj rolin e vet si lojtar i vetëm, sipas tyre, ta përdorin në interesa të veta që është Ukraina. Kemi narracione të caktuar që shkojnë tek opinioni ndërkombëtar. Synimi është që të mundohet të bllokohet arritja e marrëveshjes drejt normalizimit të Kosovës me Serbinë. Ndikimi i dezinformimi rus nuk vërehet mirë, mënyra se si mundohet të rris tensionet ndëretnike aq më e vështirë bëhet arritja e marrëveshjes. Në Kosovë atakohet mos besimi ndaj synimeve dhe objektivave të Perëndimit. Duhet të jetë vetëdijesim, dezinformomi rus nuk bëhet vetëm nga Rusia, por kemi edhe brenda shoqërisë narracionet tona të brendshme. Por elementet ruse i zmadhojnë ato”, tha ai.

Gynen Venhari nga Geopost ka deklaruar se pas çdo analize që e lëshon Rusia mbrapa është një oficer rus.

“Shpesh flitet për dezinformimin dhe propagandën ruse. Pas çdo analize që e lëshon Rusia mbrapa është një oficer rus. Edhe mediat janë bërë auto rregullator edhe pse mendoj që shteti do të duhej ta bënte. Shumica e mediave serbe janë pro ruse, kur i sheh shumicën e narrative ruse fillojnë dhe e zhvillojnë mediat e Serbisë dhe e godasin Kosovën”, ka deklaruar Vehnari.

Ndërsa, gazetarja nga Ukraina Liudmyla Makei ka theksuar se bota është në një gjendje lufte hibride.

Tutje, ajo ritheksoi se këto dezinformata u shpikën nga shërbimet sekrete të Rusisë.

“Nuk është sekret që jetojmë në një gjendje lufte hibride. Rregullat e kësaj lufte u shpikën nga shërbimet sekrete ruse. Këto rregulla ndryshojnë vazhdimisht, Ukraina e dinë propagandimin dhe narrativat e Rusisë shumë mirë. Mediat ruse bënin thirrje për gjuhën ruse se janë viktimë në Ukrainë por kjo është gënjeshtër e madhe. Shkollat në gjuhën ruse nuk mund të flasim për propagandimin e butë gjuhës ruse. Gjatë festivalit të artit pashë një reklamë për një koncert në Kosovë, pash një këngëtarë të Ukrainës, kurrë nuk ka folur për luftën në Ukrainë”, ka thënë ajo.

Filip Stojanovski nga Fondacioni Metamorphosis ka potencuar se Rusia investon shumë para për të shpërndarë informata dezinformuese.

Qëllimet e Rusisë, sipas Stojanovskit, janë për të penguar rrugën euroatlantike dhe mbështetjen e Ukrainës.

“Ajo që shohim janë të pranishme në të gjithë rajonin. Të gjithëve na nevojitet përgatitje më e madhe e keqinformimit. E dimë se në raporte të ndryshme investohen shumë para ruse për propaganda. Mirëpo ajo që është e rëndësishme që propaganda rritet dhe nganjëherë përdoret dhe si model. Narrativat dezinofmuese nuk kanë për qëllim që të dashurohen me Rusinë, ata punojnë me anë te frikësimit dhe provokimit. Nuk është qëllim që të bashkohemi, por të pengohet rruga evropiane dhe euroatlantike dhe të ndihmojmë Ukrainën”, ka shtuar ai.