Raporti i EULEX-it për drejtësinë, theksohet parashkrimi i rasteve të profilit të lartë
Shefi i Njësisë së EULEX-it për monitorimin e rasteve, Hubert van Eck Koster, gjatë prezantimit të raportit tha se trajtimi i rasteve të profilit të lartë nuk kanë shënuar ndonjë përparim të mirëfilltë.
Ai bëri thirrje për autoritete gjyqësore të Kosovës që të analizojnë dhe rishikojnë se në rastet e profilit të lartë është bërë rishikimi i duhur, gjykimi i duhur dhe është zbatuar e drejta procedurale dhe materiale.
Kurse si zhvillim pozitiv ai tha se ka qenë se disa prej rasteve që kishin mbetur në gjykatën themelore të Mitrovicës janë transferuar në Prishtinë.
“Sa i përket produktivitetit të seancave ka pasur më pak përparim në dy vitet e fundit sesa që kishim pritur paraprakisht”, tha ai.
Sipas tij në periudhën shtator 2022 – maj 2024 230 nga 821 seanca të monitoruara kanë qenë jo produktive, që paraqet se 28 për qind të seancave kanë qenë jo produktive.
Hoxha: Për Policinë e Kosovës është me rëndësi finalizimi i lëndëve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Policia e Kosovës ka marrë në konsideratë në vazhdimësi raportet e publikuara nga EULEX-i. Ai tha se gjatë punës hulumtuese të EULEX-it njësitet dhe zyrtarët e PK-së kanë qenë në vazhdimësi bashkëpunues dhe premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.
“Për ne ky raport është i rëndësishëm sidomos nga pikëpamja e metodologjisë që është përdorur për hartimin dhe përpunimin e tij. Në këtë kontekst bëhet vlerësimi i funksionimit të tërë zinxhirit të drejtësisë penale nga fazat policore e trajtimit t rasteve pastaj të Prokurorisë deri te përfundimit të rasteve në vendime të gjykatave”, tha Hoxha.
Ai shtoi se me rëndësi për Policinë e Kosovës është rezultati final i zgjedhjes së lëndëve sepse kështu vlerësohet puna e Policisë.
Hajdaraj: Trajtimi i profilit të lartë kërkon sistem të fortë e të pavarur të drejtësisë
Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, gjatë prezantimit të raportit, tha se gjetjet e raportit të EULEX-it janë bazuar nga trajtimi i rasteve të profilit të lartë.
“Trajtimi i profit të lartë kërkon një sistem të drejtësisë të fortë, të pavarur dhe të sigurt që mund të qëndrojë kundër personave me ndikime të jashtme. Pavarësisht se këto raste mund të jenë të ndërlikuara dhe kërkojnë burime të shumta është e rëndësishme që të trajtohen me një angazhim të palëkundur nga të gjitha institucionet ligjzbatuese për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces gj të paanshëm për të gjithë”, tha Hajdaraj.
Hajdaraj shtoi se Këshill Prokurorial i Kosovës është i gatshëm të ofrojë ndihmë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe organeve tjera të drejtësisë në mënyrë që hetimet dhe ndjekjet të e veprave penale të jenë efektive dhe në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.
Sipas tij përballimi me korrupsionin kërkon angazhim të gjerë nga të gjitha institucionet, nga shoqëria civile dhe qytetarët, ai theksoi se ligji dhe mekanizmat për mbikëqyrje janë thelbësore për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit.
“Ndërsa promovimi i transparencës dhe llogaridhënies ndihmon në zbulimin e mundësive për veprimtari korruptive”, tha ai.
Zogaj: Buxheti ndërlidhet direkt në performancën e KGJK-së
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka vlerësuar raportin e EULEX-it nga perspektiva e KGJK-së, që sipas tij ka karakter gjithëpërfshirës ku janë bërë vlerësime për zbatimin e rekomandimeve të raporteve të mëparshme që përbëjnë një reflektim për institucionet që kërkojnë adresim serioz për çështjet e ngritura në atë raport.
Zogaj tha se EULEX, por edhe raporti i BE-së do të duhej t’i jepnin vëmendje më shumë te konteksti i kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë,duke vënë theksin te buxheti, që sipas tij është i ndërlidhur direkt me efikasitetin e performancës së përgjithshme, por edhe cilësia e besimit, që ndërlidhet me kapacitetin që ka KGJK në përmbushjen e kushtetuese e ligjore.
Barbano: Rruga drejt BE-së, të angazhohen të gjithë sektorët e shoqërisë
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka prezantuar raportin e katërt publik të monitorimit të drejtësisë të viteve 2020-2022, ku ka bërë vlerësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe civile të Kosovës dhe kanë dhënë rekomandime konkrete, të cilat kanë pasur si qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përputhshmërinë me të drejtat e njeriut.
Sipas tij gjetjet e raporteve bazohen në monitorimin rigoroz të më shumë se 300 rasteve si dhe të dhënave të mbledhura përmes një bashkëpunimi të gjerë m institucionet e Kosovës duke përfshirë Policinë, Gjyqësorin dhe Shoqërinë Civile.
“Përveç paraqitjeve dhe gjetjeve të nga monitorimit në këtë raport kanë ofruar rekomandime të shumta për institucionet e sundimit të ligjit me qëllim që të mbështetet një përmbushje më e mirë me kornizën ligjore të Kosovës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Raporti i këtij viti nuk është thjesht një përmbledhje e gjetjeve për dëshminë e rrugëtimit të sistemit gjyqësor të Kosovës. Raporti fokusohet në vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve tona të mëparshme duke theksuar fushat ku është shënuar përparim dhe duke tërhequr vëmendjen në mangësitë kritike që vazhdojnë të ekzistojnë”, deklaroi Barbano.
Ai më tej foli për historikun e angazhimit të EULEX-it, ku sipas tij që nga viti 2008 kur ka kaluar në një mision këshillues e mentorues, ku ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe aspektet e policisë për të shtuar qëndrueshmërinë, pavarësinë dhe transparencën e tyre.
Ky evoluim, sipas Barbano pasqyron vizionin e gjithëmbarshëm të BE-së ku e para pronësia lokale është gur themeli i reformave afatgjate. Për Kosovën reformat afatgjate nënkuptojnë ndërtimin e një sistemi gjyqësor që është llogaridhënës për qytetarët e vet dhe agjil karshi periudhave sfiduese.
“Që nga viti 2018 EULEX-i ka nxjerrë 6 raporte monitoruese të drejtësisë, ku tre të parat janë ndarë ekskluzivisht me organe gjyqësore dhe me institucionet përgjegjëse për sundimin e ligjit. Duke filluar në vitin 2020 raportet tona i kemi bërë publike për të informua dhe për të ftuar pjesëmarrje më të gjerë nga qytetarët e Kosovës dhe shoqëria civile e saj, duke njohur se rruga drejt integrimit në BE dhe sundimi i ligjit duhet të jetë përfshirëse dhe të angazhojë të gjithë sektorët e shoqërisë", tha Barbano.
Galzignato: Raportet e EULEX-it synojnë të ndihmojnë institucionet e Kosovës
Shefi i shtyllës monitoruese të EULEX-it Giovani Galzignato, tha se raportet e EULEX-it synojnë që të ndihmojnë institucionet e Kosovës në arritjen e përmbushjes më të mirë në ligjet me ligjet kosovare dhe standardet për të drejtat e njeriut.
Raportet kanë vlerësuar aspekte specifike sa i përket funksionimit të gjithë zinxhirit të drejtësisë”, tha Galzignato.
Galzignato shtoi se raport i EULEX-it ka monitoruar më shumë se 300 raste të përzgjedhura të policisë, prokurorisë dhe gjykatave.
Sipas tij tema tematike e raportit përfshinë trajtimin e llojeve të ndryshme të veprave penale, siç është korrupsioni, dhuna në baza gjinore, krimet sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe vlerësimin e zbatimit në fusha të tjera.
Ai tha se secili kapitull i raportit përmban përmbledhje paraprake, një vlerësim të zbatimit të tyre dhe pastaj një konkluzion. /rtk